MENU
klinika

Klandestinët nga Lindja e mesme

Klandestinët/ Policia: Më pak të arrestuar këtë sezon

01.11.2018 - 09:23

Ardhja e klandestinëve nga Lindja e mesme nëpërmjet Greqisë në vendin tonë duket një sezon I mbyllur. Aktualisht, policia kufitare shqiptare regjistron kapje të rralla të këtyre klandestinëve në krahasim me muajt e verës.

Një burim i kësaj policie, bëri të ditur se gjatë kësaj jave është kapur vetëm një klandestin algjerian. Stina e vjeshtës, ftohja e motit dhe sidomos dita e shkurtër, mendohet se nuk favorizojnë më klandestinët që vijnë në rrugë tokësore.

Ata nuk mund të orientohen apo të udhëtojnë në kushtet e vështira të motit dhe ditës së shkurtuar. Sipas policisë në rënien e theksuar të numrit të klandestinëve ka ndikuar edhe ndërprerja e lidhjeve të tyre me trafikantët.

Policia ka kryer disa arrestime dhe shoqërime të shtetasve shqiptarë që ndihmojnë klandestinët për qëllime fitimi. Pak kohë më parë u ndaluan nga policia dy trasportues të klandestinëve nga Devolli.

Pamundësia në rrethana të tilla për të mbërritur në destinacion si Mali i Zi apo vende të tjera ka ulur interesin e klandestinëve për të ndërmarë aventura në territorin shqiptar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Hynë ilegalisht në Shqipëri

Ndalohen 23 emigrantë në Devoll


Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit