Komisioni për Çështjet Kushtetuese, i kryesuar nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, do të fillojë debatin mbi amendamentin e katërt të Kushtetutës, çka del nga nevoja për zbatimin e marrëveshjes në mes Maqedonisë dhe Greqisë.
Me propozim amendamentin e katërt, përveç konfirmimit të identitetit maqedonas, propozohet që Republika të mbrojë të drejtat dhe interesat e qytetarëve të saj që jetojnë ose qëndrojnë jashtë dhe promovojnë lidhjet e tyre me atdheun.
Në ditët e kaluara Komisioni miratoi tre ndryshime në Kushtetutë. Me amendamentin e parë propozohet zëvendësimin e fjalës Republika e Maqedonisë me Republikën e Maqedonisë Veriore kudo në Kushtetutë dhe Marrëveshjen kornizë të Ohrit, ndërsa me amendamentin e tretën shtohet një paragraf i ri që deklaron respekt për sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë politike të vendeve fqinje.
Seancat e Komisionit për Çështje Kushtetuese mund të zgjasin 12 ditë, ndërsa seanca plenare është planifikuar tashmë për 1 dhjetor.
Më 19 tetor Kuvendi me 80 vota për e miratoi vendimin për qasje ndaj ndryshimeve kushtetuese, në pajtim me Marrëveshjen e Prespës. /Konica.al/