MENU
klinika

Aksidenti tragjik në Korçë

Pranga 2 shoferëve që përplasën babë e bijë

09.11.2018 - 11:45

Dy drejtuesit e mjeteve që u përfshinë dje në një aksident në Korçë, përmasat e të cilit ishin tragjike, pasi humbën jetën babë e bijë, kanë përfunduar në pranga. 

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfunduan Petrit Kupe, 61 vjeç, banues në Drithas, si edhe Laurenc Pallashi, 29 vjeç, banues në Zerec.

Arrestimi i tyre u bë pasi në unazën e qytetit të Korçës, duke drejtuar respektivisht mjetin tip “Volksëagen” me targa AA837JU dhe mjetin tip “Benz” me targa AA831AA, janë përplasur me njëri-tjetrin dhe kanë dalë nga rruga, duke sjellë si pasojë, vdekjen e shtetasit Sokol Hoxha, 32 vjeç dhe të vajzës së tij shtetases P.Hoxha, 6 vjeçe, banues në Korçë, të cilët kanë qenë duke ecur në trotuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit