MENU
klinika

Detajet

Kryemadhi: Pas 2017-ës, dalja në opozitë e domosdoshme

17.11.2018 - 11:58

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një takim me LRI-në e Shkodrës teksa ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama ka shpjeguar edhe njëherë faktin se pse u pozicionua në opozitë.

Gjatë fjalës së saj ajo tha se në qershor të 2017-ës LSI vendosi për shumë arsye që të ishte kundër qeverisë, edhe pse tek disa njerëz solli sipas saj zhgënjim.

Po ashtu ajo komentoi edhe deklaratat e Ramës që shpesh herë ai bënte kundër LSI, duke përmendur kështu disa fjalë si; kazan, tepsi, shushunja e garuzhde’.

monika kryemadhi takim me te rinjte e lri-konica.al
monika kryemadhi takim me te rinjte e lri-konica.al

“Për hir të së vërtetës dua të theksoj se LSI pas zgjedhjeve të 2017-ës nuk kishte më mënyrë tjetër por vetëm një qëndrim të saj, pozicionimin e saj në opozitë. Dalja në opozitë mund të ketë qenë zhgënjim për disa njerëz, por ishte e domosdoshme. Ose do të bëheshim palë me qytetarët, ose për t’u bërë pjesë dhe bashkëfajtor me grupet kriminale të Edi Ramës. Kemi dëgjuar shprehje vulgare të Ramës ku me tutat e tij të sportit që fliste për kazanin, shushunjat, garuzhde dhe tepsitë. Sot ai i ka vet të gjitha këto. Qeverisja me ta ka qenë një qeverisje ku ministrat e LSI kanë bërë më shumë se kushdo tjetër, edhe kur kryeministri i sabotonte me punën e tyre”, -tha Kryemadhi.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!