MENU
klinika

Kërkesa ndaj Prokurorisë

Kuvendi- Prokurorisë: Deri ku shkuat me ‘CEZ’

14.11.2018 - 16:11

Prokuroria ka marrë ditën e sotme një kërkesë për informacion nga Kuvendi i Shqipërisë, lidhur me vijimsinë e hetimeve për “CEZ”.

Ishte një vendim Gjykate, ai i cili e ktheu CEZ EDHE njëherë në rihetim nga Prokuroria.

Kërkesa për zgjatjen e hetimeve u bë me qëllim pyetjen e Nue Kalajt, pasi ky i fundit nuk është pyetur ende nga autoritetet kosovare.

cez-shperndarje-konica.al
cez-shperndarje-konica.al

Kërkesa e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Genci Gjonçaj, i është drejtuar drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.

“Duke qenë se afati 3 mujor për zgjatjen e afatit të hetimeve i vendosur nga Gjykata ka përfunduar me datë 31.10.2018. Kuvendi i Shqipërisë në cilësinë e palës së interesuar në këtë proces, kërkon të na informoni në lidhje me stadin ku ndodhet hetimi i kësaj çështje, si dhe të na vini në dsipozicion kopje, ekstrakte ose vërtetime të akteve të veçanta që dispononi,” shkruhet në kërkesë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!