MENU
klinika

Prezantimi i flotës së Policisë

Lleshi për protestën: Qytetarët dhe politika të reflektojnë

24.11.2018 - 11:41

Ditën e sotme Policia e Shtetit realizoi prezantimin e flotës së re të saj.

Në fjalën përshëndetëse të kësaj ceremonie, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj komentoi edhe një herë protestën e dy ditëve më parë para parlamentit.

Lleshaj kërkoi reflektim nga qytetarët por edhe sic tha ai përfaqësues të caktuar të politikës që të mos ngrenë dorë ndaj policisë.

sander-lleshi-konica.al
sander-lleshi-konica.al

“Jo më larg se dy ditë më parë, u përballën me një sulm të pabesë.

Verbëria politike e ka përhere potecialin për të sjellë dëme. Ftoj qytetarët për një reflektim, te policia duhet të shohim forcën e mburojën tonë.

Për reflektim ftoj edhe pëfaqësues të caktuar politikë që të rreshtohen krah policisë e jo përballë saj. Për një të ardhme më të mirë europiane.”– U shpreh LLeshaj