MENU
klinika

Deklarata

Mëkati i Ilir Metës? Kryemadhi: Pi më shumë se…

30.11.2018 - 22:14

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Zonë e Lirë’ të Arian Çanit, është pyetur mbi rolin e Edi Ramës si kryeministër, ndërsa ka shpërthyer në akuza ndaj tij, duke e cilësuar si marionetë të grupeve kriminale ndërkombëtare në Shqipëri.

E pyetur se dhe bashkëshorti i saj, presidenti Ilir Meta ka qenë kryeministër dhe nëse është marionetë e grupeve kriminale, Kryemadhi u shpreh se mëkati i vetëm i Ilir Metës është se pi më shumë se dy gota verë të kuqe.

Kryemadhi: Rama është dorëzuar e rekrutuar në grupet kriminale dhe e ka zbatuar këtë plan në Shqipëri.

Çani: E zëmë se është e vërtetë kjo që the. Të duket gjë e vogël edhe sikur të jetë kështu? Duhet të jesh i aftë që të kapesh nga i vend, që të përdoresh nga krimi ndërkombëtar.

Kryemadhi: Duhet të jesh i aftë ose i dobët.

Çani: Burri jot ka qenë kryeministër. Sipas teje edhe ai ka qenë një marionetë?

Kryemadhi: Mëkati i vetëm i Ilir Metës është që pi më shumë se dy gota verë të kuqe. Ai nuk është ulur asnjëherë me kriminelë në tavolinë.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!