MENU
klinika

Protesta tek Unaza e Re

Meta, thirrje për dialog dhe zbatim të procedurave ligjore

14.11.2018 - 20:54

Pas protestës së banorëve të zonës së Unazës së Re, të cilët kundërshtojnë vendimin e qeverisë për shembjen e banesave të tyre, vjen një reagim nga Presidenti Ilir Meta.

Meta në deklaratën e tij bën thirrje për dialog si dhe gjetjen e një zgjidhje për qytetarët.

Meta gjithashtu garanton se do t’ju drejtohet institucioneve përkatëse, për të marrë informacionin e duhur lidhur me situatën.

REAGIMI:

“Presidenti i Republikës, Sh. T. Z Ilir Meta po ndjek me shqetësim dhe vëmendje situatën konfliktuale të krijuar në Tiranë mes qytetarëve dhe autoriteteve për shkak të ndërtimit të Unazës së Re.

Presidenti Meta bën thirrje për vendosjen e një dialogu dhe konsultimi mes qytetarëve dhe autoriteteve, me qëllim që të gjithë ankesat të vlerësohen me transparencë dhe përgjegjësi, me qëllim arritjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe objektive.

ilir-meta-reagim per bularain-konica.al
ilir-meta-reagim per bularain-konica.al

Presidenti Meta u bën thirrje të gjitha institucioneve të zbatojnë me përpikmëri procedurat ligjore për hartimin, miratimin dhe implementimin e këtij projekti urban në mënyrë që realizimi i tij të mundësojë një zgjidhjeje të drejtë për të gjithë qytetarët dhe interesin publik në tërësi.

Presidenti Meta do t’i drejtohet institucioneve përgjegjëse për të marrë informacionin e duhur në lidhje me ndjekjen e procedurave të deritanishme për këtë çështje.

Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut gëzojnë një mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe të gjitha institucionet shtetërore duhet të tregojnë përgjegjshmëri në respektimin e plotë të tyre.”

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!