Mirdita në volejboll për femra ka surprizuar në “Asllan Rusi” në kryeqytet, teksa mundi 3-0 Partizanin, një përballje mes dy ekipesh rivale për titullin kampion. Edhe pse pritej diçka më shumë nga vajzat e “kuqe”, në fushë dominoi skuadra mirditore, që në të tre setet pati epërsi.
Partizani ende është në fazë ndërtimi pas largimit të mjaft lojtareve, ndërsa Mirdita mori një fitore të rëndësishme për renditje, pasi qëndron në vendin e dytë e mban ritmin e Tiranës.
Pikërisht Tirana vijon të komandojë në Grupin A1, pas fitores 3-0 arritur sot në Korçë ndaj Skënderbeut. Ky është suksesi i pestë për bardheblutë në kampionat në po kaq takime të luajtura, duke udhëhequr klasifikimin me 15 pikë të plota.
Edhe Barleti Volley fitoi 3-0 në Durrës ndaj skuadrës së Teutës, duke patur epërsi gjatë gjithë kohës. Durrsaket luajtën me hope, gjithnjë në ndjekje dhe pa forcën e duhur, duke ia bërë më të lehtë fitoren skuadrës barletase.
Volejboll – Femra, Grupi A1, java e 5-të (3 nëntor)
Lushnja – Vllaznia 2-3 (20-25, 25-22, 15-25, 25-19, 7-15)
Skënderbeu – Tirana 0-3 (19-25, 15-25, 19-25)
Teuta – Barleti Volley 0-3 (16-25, 19-25, 19-25)
Partizani – Mirdita 0-3 (18-25, 19-25, 19-25)
Renditja: Tirana 15 pikë (5/0), Mirdita 13 pikë (4/1), Barleti Volley 12 pikë (4/1), Partizani 8 pikë (3/2), Teuta 6 pikë (2/3), Skënderbeu 3 pikë (1/4), Vllaznia 2 pikë (1/4), Lushnja 1 pikë (0/5).