MENU
klinika

Premtimi për Kosovën

‘Mos liberalizimi i vizave, thikë pas shpine’

10.11.2018 - 09:49

Vizita e kancelarit austriak Sebastian Kurz në Kosovë, ka zbehur shpresat për liberalizim të vizave këtë vit.

I pari i Qeverisë austriake tha se shumë vende të Bashkimit Evropian janë skeptike për ta përkrahur heqjen e vizave për Kosovën. Në Qeverinë e Kosovës këtë skepticizëm po e quajnë të panevojshëm.

Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore në Qeverinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe mos heqja e vizave do të ishte thikë pas shpine ndaj Kosovës.

Ajo që do të duhej të ndodhte dhe ajo çka unë mund ta komentoj është që Austria e ka presidencën e BE-së tanimë, dhe ajo është shteti që duhet ta vendos në agjendën e vet temën e liberalizimit. Unë mendoj që në momentin kur tema është në votim, unë jam shumë optimist që do të ketë një reflektim të vendeve të BE-së”, tha Tahiri.

Ai thotë se nuk do të ketë asociacion që fuqinë e vet politike e barazon mbi aspiratat e Beogradit. /Konica.al/

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat