MENU
klinika

Ndotja nga mbetjet

Durrës/ Studentë e pedagogë në protestë

02.11.2018 - 11:26

Studentët e universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës kanë vendosur të ngrihen e të protestojnë për problemin me të madh mjedisor djegien e plehrave të qytetit një kilometër larg prej godinave ku studiojnë me orë të tëra.

Vendi i grumbullimit të mbetjeve të qytetit bregdetar dhe rrethinave të tij ndodhet vetëm 200-250 metra larg nga korpusi universitar. Sipas studentëve apo edhe pedagogëve, i gjithë tymi me gazra toksike i mbeturinave që digjen në ambient të hapur futet në ambientet e universitetit, duke krijuar një situatë mjaftë të rëndë dhe të papërshtatshme për të kryer leksion, si dhe shkakton ndotje të lartë. Në fakt, për këtë problem janë ankuar shpesh herë edhe qytetarët, sidomos ata që banojnë në afërsi të vendgrumbullimit të plehrave.

Me thirrjen “Bashkohu” ata kanë ftuar të gjithë qytetarët e Durrësit t’i bashkohen protestës që ka nisur në orën 11. Ata janë shprehur se studimi është i pamundur kur nuk arrijnë të marrin as frymë.

“Një nga problemet me të mprehta që hasim këtu në Universitetin Aleksandër Moisiu është ndotja që vjenë si pasojë e djegies së mbeturinave në shesh të hapur. I gjithë tymi me gazra helmuese përfundon në ambientet e brendshme të universitetit, duke shkaktuar ndotje masive.

Vendgrumbullimi i mbetjeve ndodhet vetëm 250-300 metra larg dhe tymi përplaset këtu. Këtu është e pamundur të zhvillohet në kushte normale procesi mësimor. Nëse hapim dritaret, nuk arrijmë të pikasim njëri-tjetrin si pasojë e dendësisë së tymit. Zhvillojmë mësim me dritare e dyer të mbyllura dimër-verë”,- tregojnë studentet.

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin

SPAK jep pretencën për Vangjush Dakon!

Sa vite burg kërkon për ish-kryetarin e bashkisë Durrës

Temperatura deri në -4 gradë Celsius

Kur rikthehen rrebeshet e shiut në vend

I rrethuar me mur dhe forca të shumta policie

Vendi ku do të vendosen kontejnerët me mbetje të rrezikshme