MENU
klinika

Sëmundjet e veshit

Nëse ju dhemb sadopak veshi, duhet ta kontrolloni!

02.11.2018 - 18:31

Në sëmundjet e veshit duhen përmendur shumë diagnoza të tjera që bëjnë pjesë në këtë sëmundje të këtij organi dëgjimi si: dylli në vesh, forunkula në kanalin e jashtëm të veshit, trupa te huaj, otiti i jashtëm, çarja e daulles së veshit, otiti i mesëm i mprehtë, sëmundja e Menierit, shurdhimi, etj.

Grumbullimi i sekrecioneve të dyllit në kanalin e jashtëm të veshit mund të japë një dhimbje të lehtë, një ndjenjë të kruajturi, në disa raste marrje mendsh dhe ulje të dëgjimit ose shurdhim i menjëhershem, si rrjedhojë e mbylljes së kanalit.

Kjo diagnozë mjekohet vetëm duke bërë larje të kanalit të veshit me presion, duke përdorur lavazh me ujë të vakët në temperaturë 37 gradë. Larja bëhet me anë të një shiringe të veçantë.

Kurse forunkulat ose absceset në kanalin e jashtëm të veshit, japin gjithmonë dhimbje të forta dhe të padurueshme. Shkak është infektimi ndaj mikrobeve të ndryshme që më shpesh ndodh prej traumave të vogla që provokojnë kruarjen e veshit.

Otiti i jashtëm është infektimi ndaj mikrobeve të ndryshme të kanalit të jashtëm të veshit i cili mund të përhapet ne llapën e veshit, më shpesh është pasojë e gërvishtjeve e të kruarave ose prej qelbit të ardhur nga veshi i mesëm.

Shfaqet me skuqje të veshit dhe kanalit, të kruara, dhimbje, ënjtje që mbyll kanalin e sekrecioneve, mund të zmadhohen gjëndrat limfatike të nofullës, ose prapa veshit.

Çarja e daulles së veshit mund të bëhet kur tentohet për heqjen e trupave të huaj, kur kruhet veshi me sende të mprehta ose prej shtimit të papritur të presionit të ajrit në kanalin e veshit, nga goditjet me shuplaka në vesh, gjatë zbritjeve të shpejta të aeroplanëve, krisma pushkësh në afërsi, ose artileri, topa apo murtaja.

Sëmundja e Menierit është një sëmundje e labirintit që karakterizohet me kriza të menjëhershme, marrje mendsh, zhurmë në veshë, shurdhim, çrregullime të qarkullimit të gjakut, zbehje, djersë të ftohta, të vjella, të përziera.

Kriza është shumë e mundimshme për të sëmurin. Shpesh ai është në gjendje ankthi, por mund të shoqërohet me të fikët, me çregullime neroleptike, disa herë edhe gjendje epileptike.

Merrni disa gjethe Shtogu. I shtypni në pjatë porcelani dhe grumbulloni lëngun i cili hidhet në vesh 10-15 pika.

Merrni 2-3 thelpinj hudhre dhe i shtypni. Këto i tiganisni ne gjysmë filxhani vaj ulliri. Si i shtrydhni mirë hudhrat, vajin e kulloni në një shishe të vogël.

Nga ky vaj në gjëndje të vakët i hidhni në vesh të sëmurit 3 pika e në rast nevoje ia përsërisni 2-3 herë. Veshi duhet të mbahet gjithnjë me sende të ngrohta.

Merrni një kokërr mollë të ëmbël. E piqni në prush dhe pasi e pastroni, e shtypni dhe e shtrydhni. Lëndun e hidhni në shishe, që e vendosni në frigorifer, dhe ia hidhni veshit të sëmurë 2-3 pika të ngrohtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN