MENU
klinika

Detajet

Nesër funerali i Kacifas, policia plan masash në Kakavijë

07.11.2018 - 18:04

Në një kohë kur nesër do të mbahet edhe ceremonia mortore e minoritarit grek Kostandinos Kacifas, fluks i madh personash pritet që të hyjnë në pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës. Situata në fjalë ka intensifikuar komunikimet mes policisë greke dhe shqiptare.

Policia shqiptare është vënë në gatishmëri për të parandaluar çdo incident të mundshëm me ardhjen e shumë autobusëve me qytetarë greke nga Greqia, që do të marrin pjesë në varrimin e 35-vjeçarit. Ky i fundit mbeti i vrarë më 28 tetor në Bularat të Gjirokastrës pas një shkëmbimi zjarri me forcat speciale RENEA.

Mësohet se policia shqiptare ka hartuar një plan të veçantë ku forca të shumta policore janë të përfshira. Më shumë se 2,000 njerëz pritet të jenë në funeralin e 35-vjeçarit. Për të shmangur vonesat në hyrje, nga të dy vendet është rënë dakord për shtimin e sporteleve në pikat e kontrollit të pasaportave për të shmangur pritjen e gjatë.

mberrin ne gjirokaster trupi i kacifas-konica.al

Kakavija do të jetë pika ku do të ketë zyrtarë shqiptarë dhe grekë, të cilët do të shkëmbejnë informata mes policisë në të dy vendet.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!