MENU
klinika

Opinion

‘Nji vramendje e vogël për Kosovën e shekullit 14-të’

09.11.2018 - 14:16

Nji vramendje e vogël për Kosovën e shekullit 14-të. Nji pikëpyetje, në formë sfinksi, që nuk ka marrë përgjigjje sot e kësaj dite âsht fakti që kodi legjislativ e penal i Stefan Dushanit penalizon dyfish ma rand shqiptarët e vllehët sesa serbët për të njejtën ofezë penale (arbanasom i vlahom). Fjala vjen, nji konflikt midis dy katundeve çfarëdo gjobitej 50 peperë, por nji konflikt ku ishin të përfshimë arbërit e vllehët gjobitej në dyfishin e naltësisë, pra 100 peperë (77, Potka među selima 50 perpera, a Vlasima i Arbanisima 100 perpera…).

Noel Malcolm-i jep nji shpjegim, por që unë e gjaj si jo edhe aq mbushamendës: ai thotë që legjislacioni feudal serb ka ba përpjekje me e çrranjosë kanunin e maleve, pra që bashkësitë etnike shqiptare e vllahe me u detyrue me e pranu sistemin legjislativ feudal. ?Hmm, nashta deri diku…

Michael Foucalt te “Disiplinë dhe Ndëshkim” shkruen se regjimet ndëshkimore gjithnji kanë korelacion me sistemet e ndryshme të prodhimit: p.sh (a) në nji ekonomi skllavopronare, ndëshkimi paraqitet si sigurim i krahut të punës; (b) në nji ekonomi feudale, ku nis përdorimi i monedhave, ndëshkimi rezulton si ndëshkim trupor, pasi trupi âsht e vetmja e mirë që disponon subjekti; dhe (c) në nji ekonomi industriale, ndëshkimi konsiston në burgim, si mjet i korigjimit social.

Problemi âsht se në kontekstin e dhanë historik, në Kosovën perëndimore, nuk paraqiten të etablueme marrëdhaniet feudale. Sikundër edhe në Arbërinë proper e në Epir, feudalizimi gjeti nji zbatim minor, të pjesshëm. Shoqnia shqiptare në shek.14-15 gati nuk njihte bujkrobninë (serfdom), se krejt jeta gjëllinte brenda bashkësive të lira krahinore në prag të lindjes së formacionit social të FISIT.

Pra, ndëshkimi i kodit penal serb vis-a-vi shqiptarëve âsht mbiindividual: gjobën e merr katundi (ose bashkësia krahinore) e jo individi. Nëse kjo âsht e vërtetë, atëherë i bjen që feudalizmi nuk ka qenë i etabluem në rrethinat e Prizrenit dhe Dukagjinit.

Pseh-i i luftës totale antiosmane të shqiptarëve gjen nji shpjegim bukur të kjartë në këtë paradigmë: si bujaria, si fshatarësia e lirë, si bashkësitë krahinore e gjetën njisoj vetën të cenuem, prandaj interesat e tyne u njisuen, nji rast unik në Ballkanin e kohës, për dallim nga Serbia, Bosnja, Bullgaria, etj, ku fshatarët bujkrobë i vnuen kazmën strukturave politike e ekonomike të vendeve të tyne.

Nga Salih Mehmeti

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat