MENU
klinika

Detajet

PD mbyll zgjedhjet edhe në Korçë

25.11.2018 - 16:28

Partia Demokratike vijon procesin zgjedhor për drejtuesit e saj në rrethet e Shqipërisë.

Pas zgjedhjeve në Gramsh, selia blu e ka mbyllur këtë proces edhe për Korçën, ndërsa për një mandat 4-vjeçar u zgjodh Andrea Mano.

Në votime morën pjesë 274 delegatë. Andrea Mano u shpall fitues me 249 vota, kundrejt 19 votave, që mori kandidati tjetër.

Pjesëmarrja në votime ishte 70.6%,ndërsa Mano u konfirmua fitues me një shumicë dërrmuese, përkatësisht 90.9% të votave të delegatëve.