Presidenti i Republikës, Ilir Meta është i pranishëm sot në ceremoninë e përurimit të shtatorëve të drejtuesve të Lidhjes së Prizrenit.
Në Kompleksin Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në vitin e 140 vjetorit, përurohen pasditen e së dielës shtatoret e tre liderëve historikë, Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi.
Veprimtaria organizohet në kuadër të shënimit të Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, nën patronatin e kryeministri të Kosovës, Ramush Haradinaj. Gjithashtu i prnishëm në këtë përurim është edhe kryeministri i vendit Edi Rama.
Në ceremoninë e përurimit e shtatoreve të tre kolosëve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kryeministri Rama deklaroi se amaneti dhe misoni i kësaj lidhjeje kishte për synim shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
Ai theksoi rëndësinë dhe punën e intelektualëve të cilët u përpoqën dhe ia dolën mban për krijimin e shtetit shqiptar, pavarësisht pengesave nga armiqtë në rrjedhat historike.
“Nëpër rrugët e qytetit sot kishte një atmosferën të jashtëzakonshme. Qëllimi i kësaj mbledhjen është tu presim hovin armiqtë dhe të mbrojmë trojet që na kanë lënë stërgjyshërit tanë. Lidhja Shqiptare është simboli i bashkimit të trojeve.
I biri i Avdyl FrashërI, Mid’Hati pati shkruar se pavarësia e Kosovës ishte amaneti dhe përmbushja e misionit të lidhjes shqiptare të Prizrenit. Pse Kosova përjetëson një mohim të papranueshëm, atë të ndalimit të ndalimit të lëvizjes së lirë”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama tha ndër të tjera se është absurde që Kosovës nuk i janë hequr vizat nga BE.
“Është e pamundur të mendohet se pse Kosovës i mohohet një ndalim siç është lëvizja e lirë dhe pa viza në BE. Në mënyrë paradoksale gjendet në një rrethim absurd. Abdyl Frashëri na kishte paralajmëruar se janë të shumtë smirëzinjtë vetëm ndaj faktit që ne ekzistojmë”- tha Rama.