MENU
klinika

Projekti i Unazës së Madhe

Protesta në ditën e 17-të/ Kryemadhi takim me banorët e Astirit

20.11.2018 - 10:21

Sot është dita e 17-të që banorët e Astirit po protestojnë kundër prishjes së banesave dhe bizneseve të tyre, për shkak se preken nga projekti i ndërtimit të rrugës së Unazës së Madhe. Sot edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi pati një takim me banorët e Astirit për këtë problematikë.

Kryemadhi është ulur mes banorëve për të dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre, për dëmshpërblimin që kërkojnë nga ana e bashkisë, para se ajo t’i nxjerrë jashtë nga banesat e ndërtuara prej vitesh tashmë.

Takimi ka nisur mëngjesin e sotëm, dhe banorët i kanë përsëritur Kryemadhit kërkesën e tyre për dëmshpërblim në vlerën 100%, nga e cila, ashtu si kanë thënë edhe sot, nuk tërhiqen.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë në takim me banorët e kësaj zone ka qenë edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili ka lëshuar akuza të forta në adresë të kryebashkiakut dhe kryeministrit Rama.

Vetëm banorët prej 17 ditësh tashme janë në protesta të vazhdueshme, të cilat shpesh shoqërohen me tensione dhe përplasje mes tyre dhe policisë.

Çfarë deklaroi dje ARRSH

“Në çdo protestë kërkojnë sqarime nga institucionet, ndërkohë që këto të fundit shprehen të gatshme për t’i pritur në çdo kohë”.
Autoriteti Rrugor Shqiptar, në një deklaratë për mediat ka thënë se është i hapur për sqarime teksa fton çdo banor, shtëpia e të cilit preket nga projekti për zgjerimin e Unazës së Madhe, t’i drejtohet Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve me të gjitha dokumentet përkatëse. Sipas tyre, deri më tani ky institucion ka pritur e sqaruar rreth 60-70% të poseduesve të objekteve të prekura nga projekti.

“Rehabilitim mbikalimi Pallati me Shigjeta-Unaza, Shqiponja Loti 1, 2, 3”. Nga këta, 36 prej tyre kanë marrë përgjigje me shkresë zyrtare, ndërsa pjesa tjetër janë të lutur të paraqiten për çdo informacion që u nevojitet.

Sipas verifikimeve paraprake nga grupet e punës, bëhet fjalë për 242 objekte që preken nga projekti, ndërkohë që sipas të dhënave nga ALUIZNI janë 317, ku më pak se gjysma e tyre, 123 posedojnë certifikatë pronësie.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!