Bashkëshortja e personit të arrestuar pasi tentoi të qëlloi Kryeministrin Edi Rama me këpucë të enjten para spitalit të Traumës, tregon arsyet se pse i shoqi bëri atë veprim.
Për mikrofonin e News 24, ajo u shpreh se banesa ku jeton është në proces legalizimi dhe familjarët e saj janë përplasur më herët me forcat e IKUK dhe policinë, pas disa përpjekjeve për ti prishur banesën.
“Burrit tim i kanë thyer krahun”, gjatë përplasjes me INUK të ndodhur disa vite më parë, është shprehur gruaja.
Gjithashtu, ajo tha se, në vitin 2014, dy djemtë e saj janë dhunuar barbarisht nga forcat e policisë pasi kanë kundërshtuar prishjen e banesës. Ata janë shtruar në spital, por kur shkuam të merrnin kartelat, nuk ekzistonin, shtoi.