MENU
klinika

Nxitëse e dhunës në protestë

Rama akuzon opozitën: Ina mund të ishte dëshmore

24.11.2018 - 12:19

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm ditën e sotme kur Policia e Shtetit prezantoi flotë e saj të re, ka sulmuar ashpër opozitën, duke e akuzuar këtë të fundit si nxitëse të protestës së dhunshme para dy ditësh tek Kuvendi.

Si pasojë e protestës para Kuvendit mbetën të plagosur 15 policë dhe 3 banorë të Unazës së Re.

Më tej, Rama i ktheu përgjigje deklaratave të bëra nga eksponentë të opozitës, mes tyre edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha, se policja Ina Nuka, e cila mbeti e plagosur rëndë, ishte e pa trajnuar për të marrë pjesë në protestë.

I pari i qeverisë tha se 24-vjeçarja mund të ishte dëshmorja e parë police e rënë në krye të detyrës, nëse nuk do të kishte vepruar me shpejtësi për të hequr kapsollën.

rama-konica.al
rama-konica.al

“Jo më larg se 48 orë në parë një efektive e Policisë së Shtetit mund te kishte humbur jetën. Ishte shpejtësia e reagimit të saj që bëri të humbte vetëm gishtat e njërës dorë.

Ajo vajzë i përket gjeneratës së të reja dhe të rinjve të shkolluar në akademinë e ri çelur të sigurisë. Akademia që u mbyll për vite të tëra, duke ndërprerë një cikël trajnimesh të pazëvendësueshëm për Policinë e Shtetit.

Një ndër shumë vajzat që janë dallëndyshet e para të pranverës të sapo nisur për rigjenerimin e Policisë së Shtetit, përfshi edhe vajza dhe djem që stërviten çdo ditë. “Humbi gishtat se nuk ishte e trajnuar”, u tha nga ata që janë shkaktarë të nxitjes së dhunës, për përdorimin e lendeve plasëse, që kodi penal e dënon si krim të rëndë.

Ajo vajza dhe shumë të rinj të tjerë, jo vetëm që janë të trajnuar, por stërviten fizikisht çdo ditë. Sot do të kishim një tjetër dëshmore dhe mesa di, të parën dëshmore të Policisë së shtetit”, tha Rama.

Po ashtu Rama iu kthye së shkuarës, duke kujtuar një episod që kishte ndodhur më 2010-ën, kur 5 makina policie të blera me tender kishin ngelur në mes të rrugës.

“Duke bërë këtë fjalë mu kujtua një raportim në media në 2010, për 5 makina të blera me tender, që kishin hapur kafonon për tubin e ujit, dhe dy kishin ngelur tek kthesa e Rinasit.

Ky ishte një episod spektakolar që nxirrte në pah një vijimësi të mbrapsht të procedurave dhe pajisjeve të policisë së Shtetit. Kjo u bë objekt komedish dhe përqeshjesh shumë shpesh”, pohoi ai.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!