Deklaratat e kryeministrit Rama nga Peja, në mbledhjen e 2 qeverive Shqipëria-Kosovë, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, i ka cilësuar qesharake.
“Nëse do ta thoshte Berisha, do thosha ta lexoj dhe njëherë, ta analizoj, se është nga ata që fjalën që thotë e çon deri në fund. Ndërsa Rama është qesharak”, shtoi.
E pyetur në emisionin “Zonë e Lirë” për ligjëratat e kreut të qeverisë nga Peja, ku sulmoi BE-në, kryetarja e LSI-së u shpreh: ”Ramën e marr seriozisht vetëm në kontrastet e ngjyrave në piktura, por jo në deklaratat politike dhe nacionaliste”.
Arjan Çani: Tentoi ti ‘shkeli syrin’ Putinit dhe Erdoganit?
Kryemadhi: Është si puna e prostitutës që është shumë e shpërdoruar dhe nuk arrin të bindi dikë tjetër… dashurinë nuk e blen dot. Edi Rama në politikën e jashtme është qesharak.