MENU
klinika

Deklarata

Rama në Vjenë: T’u japim njerëzve atë që meritojnë

19.11.2018 - 13:42

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Vjenë ku mori pjesë në Forumin “Ekonomia takohet me politikën”.

Kreu i qeverisë shqiptare falënderoi homologun austriak Sebastian Kurz për qasjen europiane drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Më duhet të falënderoj Kancelarin që na priti këtu dhe duhet të them që për vendet e Ballkanit Perëndimor, vizita në Austri duket gjithmonë si të jesh në shtëpi. Kjo është një ditë e bukur për të gjithë ne.

E para që jemi shumë të përkushtuar ndaj bashkëpunimit rajonal dhe jemi shumë mirënjohës për punën mbikqyresë të Komisionerit Hahn.

Dhe e dyta, që jemi duke u përballur me sfida e bashkëpunimit dhe kuptojmë se është një proces që asgjë nuk është e lehtë, por jam i sigurtë se ne do t’i kalojmë problemet, dhe do u japim njerëzve atë që meritojnë.

I jam mirënjohës kryeministrit Kurz për qasjen europiane dhe këtë luftë të dëshpëruar për të liberalizuar vizat e Kosovës” tha Rama.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!