MENU
klinika

Protesta te Unaza e Re

Rritet tensioni/ Banorët përplasen me policinë

19.11.2018 - 17:51

Për disa ditë me rradhë banorët e zonës së Astirit vijojnë protestën, në kuadër të projektit  të fundi për Unazën e Re.

Ata kanë bllokuar sërish kalimin në rrugën tek Unaza e Re, pasditen e sotme.

protesta ne astir-konica.al
protesta ne astir-konica.al

Sipas dëshmive të banorëve, një punonjës i policisë u ka shkuar tek disa prej tyre dhe i ka lajmëruar ata të zhvendosin automjetet që i kanë në oborret e banesave të tyre sepse aty do të ndërtohet një shesh ku do të qëndrojnë fadromat dhe makineritë e tjera që do të merren me ndërtimin e Unazës së Madhe të kryeqytetit.

protesta ne astir-konica.al
protesta ne astir-konica.al

“Vazhdojnë provokimet minutë pas minute. Edhe me tanke nuk do i prishin dot këto shtëpia. Si do të veprojmë askush nuk e di. Nëse këtyre banorëve u ka ikur truri, ai duhet ti vërë gishtin kokës.”

Ndërkohë sot banorët kanë dorëzuar në prokurorinë e Tiranës një padi ndaj kryebashkiakut Veliaj për fyerje. Ndërsa ARRSH ka ftuar në bisedime një përfaqësi të tyre.

protesta ne astir-konica.al
protesta ne astir-konica.al

Banorët e Astirit nuk kundërshtojnë projektin, por mënyrën sesi po sillet qeveria dhe bashkia për zhvendosjen e tyre.

Ata thonë se protesta do të vazhdojë deri në marrjen e një zgjidhje për dëmshpërblimin 100% të banesave.

protesta ne astir-konica.al
protesta ne astir-konica.al

Kjo është dita e 16 e protestës nga banorët dhe në mbështetje të tyre janë edhe deputetë të PD-së dhe LSI-së.

“Qeveria të mos luajë me këta banorë, por të vinë këtu dhe tu japin zgjidhje. Banorët duan një orë e më parë zgjidhje.”

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!