MENU
klinika

Angazhimi në rajon

Rritja e buxhetit dhe aspirata për të marrë kryesinë e OSBE-së

12.11.2018 - 15:27

Diskutimi për buxhetin e vitit të ardhshëm ka nxjerrë në pah dhe përpjekjet e diplomacisë shqiptare për të bërë të mundur marrjen e kryesisë së OSBE-së në vitin 2020.

Ministri i Jashtëm për Evropën, Ditmir Bushati, ka theksuar dhe njëherë në Komisionin parlamentar të Integrimit angazhimin për rritjen e ndikimit në rajon.

Lidhur me këtë ai u shpreh se duhen edhe më shumë fonde.

bushati merr telefonate nga greket-konica.al
bushati merr telefonate nga greket-konica.al

“Fakti që kemi rritje cilësore të buxhetit ka të bëjë me aspiratën tonë për të drejtuar OSBE në 2020. Në rast se do të ketë konsensus, automatikisht Shqipëria që në 2019 përfshihet në trojkën e drejtimit të OSBE.”

Në diskutim u bë i ditur dhe projekti për pajisjen me viza për të huajt përmes aplikimit online.

“Shtetasit e huaj që dëshirojnë të vizitojnë Shqipërinë do të kenë mundësi që të marrin vizën në mënyrë elektronike.”

Një tjetër kërkesë që prej shumë kohësh është kërkuar nga diplomatët që ushtrojnë detyrën jashtë për rritjen e pagave pritet të plotësohet në vitin 2019 me një rritje rreth 20%.