MENU
klinika

Volejboll Meshkuj

Shkëputet Erzeni, Vllaznia përmbys Tiranën

03.11.2018 - 22:09

Erzeni vijon paraqitjet e mira këtë sezon pas fitores së sotme në kryeqytet ndaj Farka Volley dhe ruan kreun e renditjes në volejboll për meshkuj. Një fitore e lehtë e skuadrës shijakase, që ngjitet në kuotën e 16 pikëve pas ndeshjeve të javës së 6-të të Kampionatit Kombëtar.

Po 3-0 fiton edhe Partizani, që mundi Teutën në “Ramazan Njala” të Durrësit, duke u rikthyer te fitorja pas gati një muaji. Ky është suksesi i dytë në kampionat për kryeqytetasit, që u jep disi frymëmarrje pas disa rezultateve negative.

Vijon paraqitja e mirë në kampionat e Skënderbeut, që sot mundi 3-1 Studentin, dy ekipe rivale për një vend në play off. Edhe pse kryeqytetasit e nisën mirë ndeshjen, nuk arritën të ruajnë të njëjtin ritëm deri në fund.

volejboll vllaznia

Vllaznia qëndron e pamposhtur në kampionat, duke mundur 3-2 Tiranën me përmbysje, takim i luajtur në “Fahrie Hoti”. U duk se bardheblutë do të korrnin një fitore të lehtë, pasi vendasit fituan dy setet e para me diferenca të mëdha pikësh, por ndodhi e kundërta.

Volejboll – Meshkuj, java e 6-të (3 nëntor)

Skënderbeu – Studenti, 3-1 (16-25, 25-15, 27-25, 25-19)

Farka Volley – Erzeni, 0-3 (15-25, 18-25, 18-25)

Teuta – Partizani, 0-3 (13-25, 15-25, 13-25)

Tirana – Vllaznia, 2-3 (25-11, 25-13, 19-25, 23-25, 9-15)

Elbasani (pushim)

Renditja: Erzeni 16 pikë (5/1), Vllaznia 13 pikë (5/0), Skënderbeu 13 pikë (4/1), Tirana 12 pikë (4/2), Studenti 9 pikë (3/3), Partizani 6 pikë (2/3), Farka Volley 3 pikë (1/4), Elbasani 0 pikë (0/5), Teuta 0 pikë (0/5).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kalendari për meshkuj e femra

Volejboll, hidhet shorti i sezonit të ri