MENU
klinika

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Shkodër/ KPK: Gjykatësi i Apelit nuk ka deklaruar pasurinë

23.11.2018 - 13:48

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit po mban seancë dëgjimore për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Shkodrës, Luan Dervishi.

Trupi gjykues, i cili bën rivlerësimin e figurisë së gjyqtarit i cili është dhe kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor, përbëhet nga Etleda Çiftja, Firdes Shuli, Pamela Qirko.

ILDKPKI informon se deklarimi i pasurisë nga ana e gjyqtarit nuk është i saktë dhe se ka mungesë dokumentesh, por përjashton rastin e deklarimeve të rreme.

Ndërkohë DSIK që merret dhe me verifikimin e figurës ka informuar se Dervishi ka kontakte të papërshtatshme me persona të inkriminuar dhe është i papërshtatshëm për të vijuar detyrën.

“Kontaktet janë me persona të përfshirë në krimin e organizuar” mësohet të jetë konstatimi i këtij institucioni.
Sipas KPK sa i takon aftësisë profesionale gjyqtari ka aftësi të mira në arsyetimin ligjor, është eficent dhe efektiv dhe nuk ka asnjë procedim penal ndaj tij

Ndërkohë sot Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin e prokurorit të Prokurorisë së Tiranës, Shpëtim Kurti.