MENU
klinika

Bie niveli i ujit

Shkodër/ Liqeni më i madh në Ballkan shkon drejt tharjes

05.11.2018 - 22:26

Liqeni i Shkodrës ka pësuar një rënie drastike përsa i përket nivelit të ujit, dhe kjo vjen si pasojë e thatësirës së krijuar për shkak të mungesës se reshjeve.

Bregu i liqenit më të madh në Ballkan, ai i Shkodrës po ngjason me një kënetë.

Është mesi i stinës së vjeshtës dhe thatësirë e lartë. Një liqen i përbashkët me Malin e Zi i pasur me florën dhe faunën e tij. Por që nga viti në vit po dëmtohet.

ulet niveli i ujit ne liqenin e shkodres-konica.al
ulet niveli i ujit ne liqenin e shkodres-konica.al

Në Shirokë ka dalë në sipërfaqe dhe barka e fundosur e njohur si anija e austriakëve. Sa herë ajo del në pah, tregon nivelin e ulët të ujit në Shkodër. Mungesa e reshjeve po afron anomalite.

ulet niveli i ujit ne liqenin e shkodres-konica.al
ulet niveli i ujit ne liqenin e shkodres-konica.al

Me këtë nivel të ujit, në liqen dalin dhe problemet. Pirgjet e mbeturinave dukshëm tregojnë dhe mungesën e kujdesit.

Nga ana tjetër Bashkia duket se po i afron një pamje të re Shirokës. Aty po punohet për rehabilitimi i qendrës.