10.11.2018 - 18:59
Dy persona në Durrës janë lënduar si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në banesën ku jetonin.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.13 në zonën e Plazhit në Durrës.
Policia njofton se për pasojë janë lënduar shtetasit B.T dhe M.T, vjeç 46 dhe 17, të cilët ndodhen në spital jashtë rreziku për jetën.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës sipas nenit 99 të Kodit Penal.