MENU
klinika

Bashkitë e Qarkut Shkodër

Sondazhi/Performancat e kryebashkiakëve

06.11.2018 - 09:51

Prej një muaji është hapur sondazhin online për mbarëvajtjen e punës së 61 kryetarëve të bashkive në të gjithë vendin.

Lexuesit i janë përgjigjur dy pyetjeve, njëra që ka lidhje me performancën e kryetarit të tyre dhe tjetra me pastërtinë e figurës: Punoi mirë? Është i korruptuar?

Tashmë pas një muaji votimi është mbyllur dhe tani mund të informohemi përsa i përket rezultateve të gjithsecilit, përfshirë edhe numrin e votave ilustruar për çdo bashki.

Për qarkun e Shkodrës, që përfshin 5 bashki, rezultatet e sondazhit janë si më poshtë:

Voltana Ademi- Shkodër- Punoi mirë, nuk është e korruptuar

Fran Tuci- Fushër Arrëz- Punoi keq dhe është i korruptuar

Gjon Gjonaj- Pukë- Punoi keq, është i korruptuar

Zef Hila – Vau i Dejës- Punoi mirë, i korruptuar

Tonin Marinaj- Malësi e Madhe- Punoi keq, i korruptuar

Nga sondazhi rezulton se disa kryebashkiakë janë vlerësuar mirë përsa i takon punës së bërë në bashkitë e tyre, por gjithsesi rezultojnë edhe disa kryebashkiakë që janë votuar për performancën e tyre të ulët, si dhe të korruptuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ankohen banorët e Grudës

Voltana Ademi lë një fshat pa ujë


Forcat xheniere në vendin e ngjarjes

Alarm për bombë në burgun e sigurisë së Burrelit

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin

Largohen edhe 50 punonjës italianë

Boshatisen qendrat në Shëngjin e Gjadër

"Lejuan personin ‘misterioz’ të largohej, nuk kryen…"

Masakra në Dobraç/ AMP akuzë efektivëve në Shkodër