12.11.2018 - 16:46
Vetëm 3 ditë më parë, këngëtarja Miriam Cana publikoi projektin e saj të fundit muzikor të titullur “Në Parajsë”.
Brenda një kohe kaq të shkurtër, video është parë në “Youtube” gati 200 mijë herë. Por pavarësisht se ka vetëm 3 ditë që ka publikuar këngën e saj të re, Miriam Cani duket se është duke punuar në një tjetër projekt.
Ditën e sotme, Miriami ka publikuar një foto në profilin e saj të “Instagram”-it së bashku me Denisin, talentin që fitoi “The Voice Kids”.
Bashkëngjitur fotos, Miriami shkruan: “Diçka e bukur po vjen…”
E nëse këtë e thotë Miriami , me siguri ka për të qenë e tillë, pasi ajo nuk zhgënjen!