MENU
klinika

Dialogu Kosovë-Serbi

‘Kundërshtarët e paqes nuk e duan marrëveshjen Kosovë-Serbi’

12.11.2018 - 09:40

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se kundërshtarët e paqes janë në dijeni se një marrëveshje paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do ta prekte planin e tyre destruktiv, plan ky që synon të thyejë Evropën, të shemb standardet demokratike, të mashtrojë dhe të përçajë evropianët dhe të imponojë një moral të vjetër, që e kanë vuajtur dhe duruar gjatë gjeneratat e përparme.

Ai ka shkruar në profilin e tij në Facebook se në Forumin e Paqes në Paris ka kërkuar që të mbështeten përpjekjet tona dhe të Evropës për forcimin e paqes përmes dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Qytetarët e Ballkanit e njohin shumë mirë konfliktin e interesave, ndikimeve dhe ideologjive. Por, bota demokratike assesi nuk duhet të lejojë që forcat shkatërruese të ngadhënjejnë mbi mendjet dhe kryeqytetet e Ballkanit, Evropës dhe më gjerë. Kundërshtarët e paqes janë në dijeni se një marrëveshje paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do ta prekte planin e tyre destruktiv, plan ky që synon të thyejë Evropën, të shemb standardet demokratike, të mashtrojë dhe të përçajë evropianët dhe të imponojë një moral të vjetër, që e kanë vuajtur dhe duruar gjatë gjeneratat e përparme. Por, derisa ata e dinë shumë mirë pse e kundërshtojnë paqen në mes Kosovës e Serbisë, edhe e dimë shumë mirë pse duhet të angazhomi me çdo forcë që ta arrijmë atë. Popujt tanë ia kanë borxh vetvetes dhe gjeneratave të reja që ta zhdukin vijën e frontit që ka lënduar rajonin tonë me shekuj”, ka shkruar Thaçi.

Ai ka shtuar se paqen ia kemi borxh edhe Evropës, sepse është e vetmja rrugë që mund të garantojë lirinë e qytetarëve tanë, respektin për të drejtat fondamentale të njeriut dhe zhvillimin ekonomik të vendeve tona
. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përmbledhja ditore e rajonit

Vuçiç ‘turpërohet’ në Paris


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat