MENU
klinika

Protestat e banorëve

Unaza e Re/ Balla: Betejë idioteske e opozitës

15.11.2018 - 11:50

Në seancën e sotme të parlamentit, deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, u shpreh se “Kjo është beteja e radhës idioteske e opozitës me mullinjtë e erës”, duke e patur fjalën për mbështetjen që opozita po i jep banorëve të unazës së re në protestat e tyre.

Nga foltorja e Kuvendit, socialisti Balla nuk i kurseu ironitë për opozitën, ndërsa shtoi se sot e kanë pushim takimet nëpër hotele.

Është e pakuptimtë që opozita mungon për t’i dhënë votën marrëveshjeve me Gjermaninë. Beteja e radhës me mullinjtë e erës, të asaj çka ka ngelur nga kjo opozitë është e turpshme që pas dështimit te parku, pas dështimeve të sheshi Skënderbej, pas historisë pa kuptim të Teatrit Kombëtar, tani kemi një betejë idioteske tjetër si kjo për të penguar ndërtimin e unazës”, ka thënë Balla nga foltorja e kuvendit.

“Sot nuk kanë ndonjë takim në hotele ata, se e kanë pushim, sikurse e kanë marrë pushim prej javës. Detyra jonë është që të miratojmë këto marrëveshje. Javën e ardhme diskutohet në parim buxheti i shtetit dhe paketa fiskale për 2019. Apeli im si kreu i grupit parlament të shumicës në Kuvend është që të enjten e ardhshme opozita e ka për detyrim të paraqitet në seancën plenare. Nuk ndodh në asnjë vend të botës së qytetëruar që opozita të mos marrë pjesë në diskutimin për buxhetin e shtetit. Në pamundësi për të paraqitur një buxhet alternativ, sikurse duhet ta bënte çdo opozitë. Të paktën, opozita është e detyruar që të përfaqësojë atë përqindje të votuesve shqiptarë që i kanë dhënë besimin”, ka thënë Balla.

Aq pa kuptim është sa kryetari në detyrë i opozitës Basha ka qenë pjesë e përcaktimit të gjurmës ku kalon unaza me firmë e me vule si Ministër i Transportit në 2007 por edhe si Kryetar i Bashkisë. Gjurma është miratuar nga Bashkia në 2012. Pra, banorët që sot ankohen te Basha duhet të informohen prej tij për gjurmën e përcaktuar.” -vijoi Balla.

Unaza do të vijojë. Është e turpshme sa herë kemi një projekt të rëndësishëm zhvillimi në Tiranë e pjesë të tjera të Shqipërisë, PD me nga pas LSI-në synon t’i pengojnë këto projekte, që i japin më shumë interkonektivitet qytetit.” –ka thënë ndër të tjera deputeti Balla.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!