MENU
klinika

Protestat e banorëve

‘Unaza e Re’/ Banorët: Bllokim rruge pa afat

17.11.2018 - 19:23

Protestat e banorëve të Astirit për shkak të projektit nga bashkia për ‘Unazën e Re’, i cili do të prishi banesat dhe bizneset e tyre, kanë vazhduar sërish në ditën e 14-të të saj.

Banorët kërkojnë dëmshpërblim dhe kundërshtojnë opsionin e ofruar nga Bashkia Tiranë për të marrë një bonus qiraje me afat 3-vjeçar.

Ata paralajmërojnë se do të bllokojnë rrugën pa afat ditën e nesërme nëse nuk do të ketë një përgjigje. Policia ndodhet në zonën ku po protestohet dhe po ndërhyn për të lehtësuar lëvizjen, por shumë makina janë kthyer pas.

Banorët e zonës së Astirit, kundërshtojnë ndërtimin e Unazës së Madhe dhe prishjen e banesave, pasi sipas tyre, vendimi për shembjen e banesave i ka zënë të papërgatitur.

Në protestën që është zhvilluar sot tek Unaza e Re kanë marrë pjesë sërish deputetët e Partisë Demokratike, të cilët janë rreshtuar në krah të banorëve. Ndërkohë që është ndërprerë edhe ndricimi publik në këtë zonë.

Banorët e Astirit kanë bllokuar rrugën tek Unaza e Re dhe kanë paralajmëruar se nëse nuk do të ketë një përgjigjie, atëherë ditën e nesërme do të bllokojnë rrugën pa afat.

Nesër bllokojmë rrugën pa afat, nëse nuk ka një përgjigjie nga Bashkia.“-kanë thënë të revoltuar banorët.

Ndërkohë që një nga protestueset denoncoi dhunën e bërë nga policia ndaj saj. Ajo tregoi shenjat e dhunës dhe deklaroi se policët e kishin tërhequr zvarrë.

Protestuesja akuzoi policët e komisariatit të Kombinatit, ndërsa shtoi se ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë.

Policia më arrestoi djalin. Më arrestuan pardje djalin dhe vet kam qenë në spital. Shkoni si jam bërë. Më mori policia e Kombinatit. Ka tre ditë që ka ndodhur ngjarja. Kam qenë sëmurë. Më erdhën rreth 20 police në vendin e punë dhe më tërhoqën zvarrë. Më kërkuan telefonin e djalit, se di pse e kërkonin”, ka thënë protestuesja.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!