MENU
klinika

Akuzon opozitën

Veliaj i heq shpresat protestuesve: Unaza e Re do të ndërtohet

20.11.2018 - 15:53

Gjatë takimit me nxënësit e të gjithë shkollave të kryeqytetit dhe përfaqësues të UNICEF-it në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha se banorët që preken nga projekti i Unazës së Re janë përfitues të paketave sociale.

Sipas Veliajt, pronarët që preken nga projekti i ndërtimit të Unazës së Madhe do të shpronësohen 100%, ndërsa për ndërtimet pa leje Bashkia e Tiranës ofron tre vite bonus qiraje dhe mundësi për banesa sociale.

Veliaj u shpreh se banorët që janë pronarë të një shtëpie në atë zonë do të marrë dëmshpërblimin e plotë për shtëpinë, ndërsa pjesa tjetër do trajtohet nga paketat sociale të Bashkisë së Tiranës, bonus qiraje, banesë sociale apo kredi të butë. Ai kërkoi nga banorët që të mos përdoren nga politika dhe vlerësoi qytetarët të cilët sipas tij i janë drejtuar institucioneve dhe kanë filluar procedurat e shpronësimit.

Nuk ka asnjë arsye pse një për qind e popullsisë të ndërtojë një shtëpi 3 katëshe, ose në disa raste edhe 8 katëshe në tokën e dikujt tjetër, ndërsa prindërit tuaj do të duhet fillimisht ta fillojnë me qira, pastaj të marrin një kredi, pastaj ta paguajnë derisa të rriteni ju, të shkoni në shkollë, e pastaj kur të rriteni ju e të shkoni në punë, të keni mundësi të ndihmoni prapë familjen. Jam shumë i lumtur që nga dje banorët e kanë kuptuar që ca politikanë po i përdorin dhe sot kanë shkuar të regjistrohen për t’u shpronësuar. Ky është një lajm shumë i mirë”, tha ai.

Veliaj deklaroi se Unaza e Madhe do të bëhet, ndërsa nënvizoi se askush nuk mund të bllokojë dot punët e qytetit.

Unaza do të bëhet, kompensimin do ta marrësh, por nuk e bllokon dot qytetin. Një parti politike mund të ndihmojë, mund të të përdorë, mund të të manipulojë për sherr, për vota, të vish të dëmtosh bashkinë, por kjo bashki s’është e imja; do iki unë, nesër do jesh ti kryetarja e bashkisë, ndaj s’mund ta dëmtojmë qytetin dhe as ta pengojmë progresin”, tha Veliaj.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!