MENU
klinika

Lëvizja e lirë për kosovarët

Veseli: Mosliberalizimi i vizave është racizëm

07.11.2018 - 12:31

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se nuk do të heqin dorë nga e drejta e lëvizjes së lirë, ndërsa sipas tij nëse vendimi për liberalizimin e vizave nuk do të merret në dhjetor nga institucionet përkatëse të BE-së atëherë ky është një racizëm i skajshëm.

Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se është e drejtë e qytetarëve të Kosovës të lëvizin lirshëm dhe pas plotësimit të kritereve bashkësia evropiane duhet të reflektojë.

E drejta na takon që në dhjetor të merret vendimmarrja e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave, ndryshe, ky është qëndrimi im politik është racizëm, është racizëm i skajshëm”, tha Veseli.

Ai tha se presin që Austria, si kryesuese e radhës e Presidencës së BE-së të procedojë çështjen e liberalizimit të vizave në Këshillin e Ministrave, megjithëse Veseli tha se janë në dijeni që ka vende skeptike. /Konica.al/

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat