MENU
klinika

Detajet

Vetting në Politikë, Venecia ‘zbarkon’ sot në Tiranë

19.11.2018 - 09:47

Një delegacion me gjashtë anëtarë i Komisionit të Venecias kanë mbërritur sot në Tiranë për t’u njohur me propozimet e opozitës për Vetingun në Politikë.

Delegacioni përbëhet nga; Veronika Bilkova, Artemiza-Tatiana Chisca, James Hamilton, Jorgen Steen Sorensen dhe Hanna Suchocka.

Në axhendë janë planifikuar takime me përfaqësuesit e shumicës dhe opozitës. Takimet në Shqipëri do të nisin sot me Vasilika Hysin, më pas me kryetarët e grupeve parlamentare, Taulant Balla, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili.

Më pas delegacioni do të vijojë takimet Presidentin, ministren e Drejtësisë dhe ambasadorin e BE. Ndërsa nesër do të ketë takime me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, kryetarin e ILDKPKI, Ganaj dhe kreun e EURALIUS, Agnes Bernhard. Anëtarët e grupit do të njihen më konkretisht me propozimin e opozitës, që synon kalimin në sitë të të gjithë të politikanëve.

kuvendi miraton dekretin e metes per shkarkimin e xhafes-konica.al

Por si nisi historia e propozimit të PD?

Në datë 7 shtator Partia Demokratike depozitoi në Kuvend një draft me propozimet për Vettingun në Politikë, por në asnjërën nga pikat nuk përmend vettingun për familjarët e politikanëve.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se propozimi do të dërgohet në Komisionin e Venecias për rekomandim pasi dublon reformën në drejtësi, por nëse do të bëhet, shtoi ai, duhet të përfshijë edhe familjarët e politikanëve. Pak javë më parë ishte kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci që përmes një letre i kërkoi komisionit mendimin përmes 8 pyetjeve.

Tashmë delegacioni vjen në Tiranë për t’u njohur nga afër me propozimet dhe qëndrimet e palëve politike, ndërsa nisma e opozitës do të shqyrtohet në Komisionin e Venecias në datë 15 dhjetor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!