13.11.2018 - 14:09
Politika shqiptare do të duhet të presë mesin e muajit dhjetor për të mësuar opionionin e Komisionit të Venecias mbi kërkesën e opozitës për Vetting-un në politikë.
“Opinioni është pjesë e axhendës së sesionit plenar të Komisionit të Venecias, i cili do të mbahet në Venecia më 14 dhe 15 Dhjetor 2018”, bëhet e ditur.
Por më parë Komisioni i Venecias do të duhet të dëgjojë palët e interesuara në proces.
Kësisoj, një përfaqësi e këtij institucioni do të vizitojë Tiranën fillimjavën e ardhshme, kur do të zhvillojë takime me përfaqësues të autoriteteve shqiptare, shoqërinë civile dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Ironia e kryeministrit
Vetting-u në politikë/ Videoja ironizuese e Ramës për Bashën
Vetting-u në politikë
Komisioni i Ligjeve/ Nis shqyrtimi i plaformës së PD-së
Jotransparenca e partive