MENU
klinika

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Vettingu/ Në ‘sitë’ gjykatësi i Apelit në Gjirokastër

21.11.2018 - 12:52

Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit në kuadër të Vettingut, po mban një seancë dëgjimore me gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Gjirokastër, Enton Dhimitri.

Gjyqtari Dhimitri ndërkohë është edhe kandidat për KED, ndërsa trupa gjykuese është e përbërë nga Xhensila Pine, Genta Tafa, Pamela Qirko.

Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, hetimi për gjyqtarin do të bazohet në 3 kriteret: pasuri, imazh dhe aftësi profesionale. Komisioni i Pavarur i Kualifikimi ka theksuar se mbi informacionet e ILDKPKI gjyqtari Dhimitri ka bërë deklarim të saktë pasurie , ndërsa ka qenë bashkëpunues gjatë të gjithë procesit të hetimit.

Gjykatësi Enton Dhimitri rezulton se posedon një automjet të blerë në 2011 kundrejt shumës 13900 euro, ndërsa burimet për blerjen e saj cilësohen të ligjshme. Gjithashtu gjyqtari Enton Dhimitri ka një apartament 93 m² në Gjirokastër me vlerë 4 milionë lekë.

Kujtojmë se procesi i Vettingut ka nxjerrë jashtë sistemit të drejtësisë shumë prokurorë dhe gjyqtarë, të cilët pas verifikimeve të kryera kanë rezultuar se nuk kanë bërë deklarime të sakta për pasuritë dhe burimin e tyre.

Çfarë u gjet brenda automjetit të autorëve?

Breshëri plumbash drejt 30-vjeçarit, detaje nga atentati

Artistët vlerësojnë mikpritjen e publikut shqiptar

Muzika italiane Jazz, në Gjirokastër!

Dëmtohen të mbjellat dhe ura lidhëse mes fshatrave

Përmbyten tokat nga reshjet e shiut në Divjakë