MENU
klinika

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Vettingu/ Prokurori Troci shkarkohet nga detyra

15.11.2018 - 13:00

Prokurori Ramadan Troci shkarkohet nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi nuk e ka kaluar Vettingun.

Troci është prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa ishte kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Ramadan Troci ishte prokurori që hetoi dhe arrestoi ish-guvernatorin Ardian Fullani dhe ish-kryebashkiakun e Vlorës Shpëtim Gjika.

Probleme me pasurinë

Nga hetimi janë konstatuar problematika në pasurinë që zotëron subjekti I rivlerësimit. ILDKPI ka relatuar se Troci ka burime të mjaftueshme financiare, por ka fshehur pasurinë. Bëhet fjalë për një ndërtesë 32 metra katrorë në zonën e Paskuqanit, por Troci tha se ajo i përket babait të tij dhe se ai vetë nuk ka patur asnjëherë dijeni për të.

Problematike është evidentuar edhe fakti që prokurori jeton në një apartament në zonën e Pazarit të ri, që sipas Trocit i përket një mikut të tij, i cili ia ka lënë me qira. Sa i përket figurës morale, Ramadan Troci rezulton i pastër, pasi nuk janë gjetur lidhje të tij me personazhe të papërshtatshme me botën e krimit të organizuar.

Lidhur me kriterin e aftësive profesionale, Komisioni tha se janë verifikuar shtatë dosje të aksidenteve me vdekje në minierat e Bulqizës. Trupa gjykuese tha se hetimet kanë qenë të cekëta dhe jo efektive dhe faji u është lënë viktimave.

Por Troci gjatë seancës së kaluar të KPK-së i rrëzoi pretendimet e Komisionit dhe argumentoi se këto pretendime janë hetuar edhe më herët nga prokuroria e përgjithshme dhe hetimet kanë rezultuar të rregullta.

Kandidati për Këshillin e Lartë të prokurorisë, foli për një sulm të paprecedentë dhe kërcënime të shumta në emrin e tij e pjesëtarëve të familjes, kur firmosi për sekuestrimin e pronave në Vlorë, në shumën e 850 milionë eurove.

Kini durimin e më dëgjoni – u kujtoi ai komisionerëve – jam kërcënuar sepse preka interesa të larta e njerëz të rëndësishëm, e kam menduar se do t’i shkonit deri në fund kësaj çështje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!