MENU
klinika

Deklarata për 29 nëntorin

Video/ Gafa e Voltana Ademit, Rama e kap mat

29.11.2018 - 12:52

Pas kreut të PD-së, Lulzim Bashës, kryeministri Edi Rama ka kapur mat në një intervistë të dhënë për mediat me rastin e 74 vjetorit të çlirimit, kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademin, e cila vjen po nga rradhët e PD-së.

Kryeministri Rama ka publikuar një videonë faqen e tij në Instagram, momentin kur Ademi e cilëson 29 nëntorin si ditë të zezë. Kryeministrit nuk i ka shpëtuar kjo deklaratë dhe teksa e ndan me ndjekësit në Instagram, nuk e kursen as ironinë.

voltana-ademi-konica.al

“Për Shkodrën 29 nëntori është një ditë e zezë, mjafton që t’i referoni historianëve. Unë nuk jam historiane. Por në atë çfarë ne bëjmë, përpiqemi t’i referohemi asaj çfarë historianët shkruajnë dhe kanë përcaktuar në historinë e Shqipërisë, pavarësisht se kjo pastaj nuk është referuar në libra dhe do duhet të referohemi”, dëgjohet Voltana Ademi gjatë videos, ndërsa kryeministri e cilëson lajthitje.

“Mirë lajthitën, po pse të tërë menjëherë vallë?”, komenton kryeministri Rama krahas videos. 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN