Ajo është aq aktuale dhe sot, me plotfuqinë e saj për të ekzistuar. Njeriu nën mëshirën e pronësisë, epshit, parasë dhe pushtetit ia fal ekzistencën një materie që t’i plotësojë ndjenjat, emocionet dhe përsosjen e personales, por që i risjell si në tragje-komedinë e shumë shekujve, egoizmin dhe përqendrimin e vetvetes në përjashtim.
Egoizimi sjell në sytë e vet një lumturi të pamatë pushteti dhe materiali që i kthehet ngutje dhe mani, por që çuditërisht frika dhe lakmia, babëzia të bën të jesh në luftë me të gjithë.
Këtu nis rrugëtimi i njeriut egoist, duke përjashtuar sa dhe urryer të gjithë përkarshi.
Midis shumë dhe vetvetes ngelet i njëjtë. Snobizmi, lakmia, kopracia, parazitizmi dhe mania për të pasur sa më shumë përkundrejt të tjerëve duke e injoruar atë botë që quhet tjetri, është një vepër që sillet dhe interpretohet fare mirë në Teatrin Kombëtar Eksperimtnal ‘’Kujtim Spahivogli’’.
E tillë është ngjarja e veprës ‘’Volpone’’ një komedi që lind si një satirë e fortë dhe zhvillohet, ku fshihet një lloj drejtësie dhe dashurie e stisur për të jetuar.
Në këtë situatë të gjithë janë egoistë dhe e gjithë shoqëria rrethrrotullohet në luftë dhe urretje në vorbullën e saj.
Fare mirë po aq sa si sot ajo zhvillohet në Venecian e shekullit të XVII dhe renditet në një nga komediatë më të mira të epokës Jakobiane.
Nëse doni ta kuptoni më shumë komendinë e saj duhet të ndiqni shfaqjen në 8-9 nëntor deri sa të mbarojë ajo në sallën Moliere në Teatrin Kombëtar Eksperimental ”Kujtim Spahivogli”.