MENU
klinika

Detajet

Vrasja e shqiptarit në Janinë, reagon policia greke

23.11.2018 - 09:11

Përmes një deklarate zyrtare, polica greke ka dhënë informacion për vrasjen e një shqiptari në Janinë gjatë ditës së djeshme.

Sipas policisë greke, dje pasdite, pas një informacioni të marrë në rrugë operative për trafik të lëndëve narkotike përmes kufirit greko-shqiptar në zonën e Pogonit, Janine, efektivë të seksionit të luftës kundër drogës të Janinës, duke lëvizur me këmbë në zonën e Visani, Pogon, janë qëlluar me armë zjarri Kallashnikov.

Efektivet e policisë greke iu përgjigjen të shtënave dhe si pasoje e shkëmbimit të zjarrit mbeti i vdekur një shtetas shqiptar 39 vjeç si dhe u plagos një efektiv policie.

Në vendin e ngjarjes u gjeten dhe sekuestruan 6 çanta me 13 pako që përmbanin 166 kg 200 gram marijuane dhe 2 arme zjarri Kallashnikov. Efektivi i plagosur ndodhet në spitalin “Haxhikosta” në Janinë.

Vijon operacioni për kapjen e trafikanteve të tjerë dhe mbledhjen e materialit hetimor.