MENU
klinika

Ndryshimet kushtetuese

Zaev: Nuk garantojmë asgjë për gjuhen shqipe në Kushtetutë

08.11.2018 - 16:21

Komisioni për Çështje Kushtetuese miratoi tekstin e draft-amendamentit që parashikon ndryshimin e emrit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut. Me shumicë votash, drafti u nis për procedurë të mëtejme parlamentare.

Debati mbi draft-amendamentin për ndryshimin e Preambulës u koncentrua në drejtim të modernizimit të Preambulës. Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela kërkoi që karakteri multi-etnik i vendit të reflektojë edhe në Preambulë. Sela kërkoi edhe largimin e përcaktimit 20 për qind, duke krahasuar kushtetutën aktuale me kushtetutat e ish mbretërisë serbo-kroate-sllovene.

Fjalia të nisë me: Qytetarët e Maqedonisë, populli maqedonas dhe të fshihet pjesa si dhe qytetarët tjerë që jetojnë në kufijtë e saj që janë pjesë e popullit shqiptar, pra pas popullit maqedonas të vazhdojë populli shqiptar, populli vlleh, turq, romë, serb, boshnjak dhe të tjerët. Kjo do ta bënte më te drejtë Maqedoninë e së ardhmes, kjo do t’i përfaqësonte njësojë të gjithë qytetarët”, tha Ziadin Sela.

Kryeministri Zoran Zaev theksoi se të gjitha rekomandimet do të shqyrtohen, por kjo nuk nënkupton se do të pranohen.

Bëhet fjalë për kryengritje dhe luftëra të cilat populli jonë multi-etnik i ka udhëhequr, Maqedonia ishte gjithmonë multi-entike dhe popujt kanë marr pjesë në kryengritjet tona. Disa çështje do t’i thonë ekspertët me të cilët do të konsultohemi për këto tre propozime”, tha ai.

Draft-amendamenti për Preambulën parashikon që vendimet e KAÇKM-së të shndërrohen në shpalljet e KAÇKM-së dhe të përfshihet Marrëveshja e Ohrit. Kjo e fundit sipas Qeverisë është aplikative në një pjesë të madhe të Kushtetutës dhe tani sipas tyre shtohet vetëm termi Marrëveshje e Ohrit. /Konica.al/