MENU
klinika

Detajet

106 vjet ushtri shqiptare, Mesazhi i Metës për burrat dhe gratë me uniformë

04.12.2018 - 08:31

Presidenti i vendit, Ilir Meta me rastin e 106-vjetorit të themelimit të Ushtrisë Shqiptare ka përcjellë urimet e tij.

Me një mesazh në faqen e tij në Facebook, presidenti përcjell konsideratat më të larta dhe urimet më të ngrohta burrave dhe grave nën uniformë.

“Gjithe atyre qe kanë kontribuar apo vazhdojnë të shërbejnë me përkushtim dhe sakrifica shembullore, për mbrojtjen e vendit dhe sigurinë kombëtare”- thekson Meta.

Postimi i Metës

Me rastin e 106-vjetorit të themelimit të Ushtrisë Shqiptare, dëshiroj të përcjell konsideratat më të larta dhe urimet më të ngrohta për burrat dhe gratë nën uniformë, të cilët kanë kontribuar apo vazhdojnë të shërbejnë me përkushtim dhe sakrifica shembullore, për mbrojtjen e vendit dhe sigurinë kombëtare.

Vlerësim maksimal për kontributet e spikatura gjatë operacioneve humanitare, por edhe paqeruajtëse!

Urime të veçanta dhe të përzemërta ju përcjell 210 ushtarakëve të cilët aktualisht, nën flamurin e NATO-s, kontribuojnë për lirinë, paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Afganistan, Detin Egje, Letoni, në Mali, Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë.

Zoti i bekoftë ushtarakët shqiptarë!

Lavdi të përjetshme dëshmorëve, të cilët dhanë jetën për Atdheun!