MENU
klinika

Në Dibër

21 vjeçari i zhdukur, familjarët: Shokët i kanë ngritur kurth

05.12.2018 - 14:13

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e Dibrës ku një 21-vjeçar rezulton i zhdukur prej 7 ditësh.

Familjarët e Mateo Agës, kanë dhënë dëshminë e tyre, pasi kanë bërë dhe denoncimin në polici.

“Pasi ka punuar me babain e tij, deri në orën 21:35 ka qenë duke pirë kafe në një lokal në Maqellarë. Doli me një shok nga lokali. Është larguar me bashkëfshatarin e vet me makinë.

Prej më shumë se një muaji ai s’ka folur fare në telefon se s’ka pasur. Fliste me telefonat e shokëve, pasi të vetin e kishte të thyer. Kemi frikë mos i kanë ngritur shokët kurth”, kanë thënë familjarët.

“Dyshojmë se e kanë rrëmbyer djalin. Në 29 nëntor djali shkoi në fshatin Grezhdan,” rrëfejnë prindërit.
Policia e Dibrës raporton se po punohet për gjetjen e 21 vjeçarit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN