MENU
klinika

Buxheti i ri

Ahmetaj zbulon buxhetin 2019: Rritje pagash…

03.12.2018 - 19:56

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj ka zbuluar në një konferencë për shtyp shifrat e buxhetit të shtetit për vitin 2019, i miratuar sot në Kuvend. Fokusi i buxhetit tha Ahmetaj është rritja e pagave për 65 mijë të punësuar si në arsim, shëndetësi, polici dhe ushtri.  

“Janë 65 mijë të punësuar që përfitojnë rritje pagash. Ndër ta, 4650 mjekë, 38 873 mesues, 6800 ushtarakë dhe 3559 policë. Për këto kategori do ketë rritje rrogash vitin e ardhshëm”.

Ahmetaj tha se qeveria nxit zhvillimin e biznesit. Sipas tij, në vend janë hapur 10 691 biznese të reja. Ministri iu referua edhe bonusit të lindjeve i cili do zbatohet nga 1 janari i 2019. Ahmetaj tha gjithashtu se varfëria në vend sa vjen dhe ulet.

Viti 2012 është konsideruar si viti ku rritja galopante e varfërisë në Shqipëri arriti kulmin. Nga 2015 kemi vetëm ulje të varfërisë, i reforhem raportit të BB. Në të njëjtën kohë, buxheti ashtu si të paktën 4 buxhetet e fundit, janë të fokusuar te mbështetja sociale. Paketa sociale shkon 272 miliard lekë, diccka më shumë se 50% shkon për paketën sociale. S’dughet të harrojmë një element të rëndësishënm, futja në trajtim shëndetësor universal, përfitimit të rimbursimit të ilacceve të 600 mijë të pasiguruarve. Futëm në trajtim rimbursimi të gjtihë shqiptarët të siguruar dhe të pasiguruar“.