MENU
klinika

Pionere e këngës së lehtë

Anita Take, pengu i saj dhe vitet më të mira jashtë filmimeve

29.12.2018 - 17:58

Anita Take, vajza korçare e lindur në Korçë më 2 prill 1934, ra në sy në skenën muzikore që në moshë të re për karakteristikën e vokalit të saj të veçantë.

U emërua si këngëtare profesioniste që në moshën 17-vjeçare, në vitin 1951, në Filarmoninë Shqiptare, për të kaluar më pas në Estradën e Shtetit.

Pikërisht këtu, në këtë institucion, Anita Take do të zhvillonte për plot 20 vitet e ardhshme aktivitetin më të rëndësishëm të karrierës së saj.

Takimet e saj me publikun ishin të përnatshme, në interpretimin e këngës shqiptare.

Në këtë mënyrë ajo u afirmua si një interpretuese cilësore dhe krijoi personalitetin e saj artistik.

anita take-konica.al

Debutimet e saj të kësaj kohe zhvilloheshin në të gjitha skajet e Shqipërisë, duke filluar nga Tropoja e deri në Bilisht apo Konispol, duke fituar zemrat e një mase të gjerë të publikut shqiptar.

Gjatë 20 viteve të punës në Estradën e Tiranës, Anita Take është dekoruar me Medalje Pune “Naim Frashëri”, të klasit të II-të dhe të III-të.

Zëri i Takes ka jehuar edhe në skenat e huaja, duke bërë një prezantim dinjitoz të këngës shqiptare, në koncertet e dhëna në Rusi, e Rumani gjatë vitit 1957, në Bullgari e Hungari me 1958, si dhe Kinë, Vietnam e Kore më 1961.

Anita Take e vazhdoi aktivitetin e saj artistik edhe pas daljes në pension më 1972, duke qëndruar në skenën e Estradës së Tiranës dhe në skenat e rretheve si recitaliste.

I përket pikërisht kësaj periudhe edhe një nga kulmet e karrierës së Anita Takes: dhënia e të parit recital në historinë e skenave shqiptare, në vitin 1983, gjatë të cilit këngëtarja 50 vjeçare interpretoi plot 25 këngë.

Recitali u prit me shumë sukses dhe vijoi të shfaqej deri në vitin 1989 në shumë qytete të Shqipërisë, si Durrës, Berat, Sarandë, Delvinë, Pogradec e Korçë. Që prej vitit 1991, Take u vendos në Austri, ku nuk e ndaloi aktivitetin e saj artistik.

anita take-konica.al

Që nga ai vit e deri në vitin 2001, ajo ka kënduar në aktivitete të ndryshme, përpara një publiku shqiptar e austriak.

E gjithë kjo e ka ndihmuar këngëtaren e njohur të ruajë edhe sot një freski vokale dhe ëmbëlsi interpretative, gjithmonë me një profesionalizëm të spikatur.

Ajo u rishfaq në skenat e Tiranës, duke kënduar në Festivalin “Kënga Magjike” të vitit 1999, ku edhe u dekorua nga Presidenti i Republikës, z. Rexhep Meidani, me Urdhërin “Naim Frashëri i Artë”, për kontribut të shquar dhe cilësi të lartë në interpretimin e këngës shqiptare, për talentin e saj të spikatur, që e vuri në shërbim të kombit të vetë.

Në Festivalin e 40-të të Këngës në RTSH në vitin 2001, i është dhënë trofeu “Mjeshtër i Punës”. Gjatë karrierës së saj mbi gjysëmshekullore, Anita Take ka intepretuar një repertor prej 750 këngësh.

Fatkeqësisht, disa prej perlave të interpretuara prej saj nuk ekzistojnë më në Fondin Shqiptar të Muzikës.

Në emër të rigjetjes së tyre dhe risjelljes në vendin që u takon, Anita Take është angazhuar në moshën 69 vjeçare të interpretojë disa prej këngëve më të spikatura të krijuara nga bashkëshorti i saj, i paharruari Agim Prodani, por edhe autorë të tjerë të spikatur të pentagrameve të lehta, duke iu kujtuar brezave rrugën, nëpër të cilën ka ecur kënga e lehtë shqiptare, në etapat kryesore të së cilës, gjendet zëri i saj.

anita take-konica.al

Janë 16 këngë, që iu servirën publikut shqiptar të rinovuara dhe në një konceptim të ri orkestral, me ndihmën e djalit të saj.

Zonja Anita Take u shqua si një artiste që këndoi deri në fund të jetës së saj artistike, duke qenë e pranishme dhe e duartrokitur fort e me dashuri në shumë skena të rëndësishme të artit muzikor shqiptar.

U nda nga jeta më 12 janar 2017.

Pavarësisht se nga publiku njihet me emrin Anita, emri i saj i vërtetë është Anida.

Këngëtarja e madhe me ëmbëlsinë e zërit dhe interpretimin e shkëlqyer në skenë,ka lënë gjurmë të thella në historikun e muzikës dhe të këngës shqiptare.

E lindur në një familje, që nuk merrej me muzikë, por që ishin shumë dashamirës dhe pasionantë ndaj saj, Anita Take do t’i jepte familjes së saj, atë që nuk ua kishte dhënë asnjë fëmijë dhe profesion tjetër.

Për më tepër lidhja e saj me një artist dhe një mjeshtër të kompozicionit, si Agim Prodani, bëri që Anita Take brenda një kohe relativisht shumë të shkurtër, të bëhej këngëtarja më e kërkuar për artdashësit shqiptarë.

Pengu i vetëm për të, ishte se nuk arriti të filmohet, duke kënduar në vitet e saja më të mira.

Ndër çastet më të bukura të jetës së saj, ajo veçon ditën kur u bë për herë të parë nënë, si dhe çastin kur bashkëshorti i saj, Agim Prodani i tha: “Të dua”.

Anita Take ishte ndër pionieret e muzikes së lehtë shqiptare konsideruar zëri i një shpirti të bukur e tillë mbetet edhe në kujtimet e miqve dhe bashkëpuntorëve.

anita take-konica.al

Këngët më të dëgjuara të repertorit të saj i gjeni më poshtë:

Anitës Sime – Anita Take
Ç’Eshte Dashuria – Anita Take
Dashuria – Anita Take
Djali I Ri – Anita Take & Pavlina Nikaj
E Para Dashuri – Anita Take
Flutur – Anita Take & Rudolf Stambolla
Fustani I Bardhë – Anita Take
Gëzimi I Prindërve – Anita Take
Kanapeja – Anita Take
Kenga E Nenes – Anita Take
Kujtimet E Studentit – Anita Take
Kush I Këndoi Dashurisë – Anita Take
Matura (Unë Për Ty Nuk Do Të Shkruaj) – Anita Take
Mësuesja E Fshatit – Anita Take
Me Do Apo S’me Do – Anita Take
Mes Lulesh – Anita Take
Mesnata – Anita Take
Mike E Gëzimit – Anita Take
Mjekut – Anita Take
Në Mes Gushës Ke Një Pikë – Anita Take
Në Park – Anita Take
Ndarja Nuk Na Ndan – Pjetër Gjergji & Anita Take
Ne Bankat E Shkolles – Anita Take
Nje Lule – Anita Take
Nji Kujtim – Rudolf Stambolla & Anita Take
Për Ty Mendoja Gjithëmonë – Anita Take
Po Na Vjen Ti Pranverë – Anita Take
Qesh Ti Përsëri – Anita Take
Rinës – Anita Take
Rrugët E Atdheut Na Thërrasin – Anita Take
Shëtites Së Re – Anita Take
Shkonte Vasha Per Ne Krua – Anita Take
Shok Jete – Anita Take
Shoqes Time – Anita Take
Shpirtin Tend Dua – Kujtim Prodani & Anita Take
Të Dy – Anita Take
Të Më Dojë Se E Dua – Anita Take
Të Shtrënjtës Time – Anita Take
Te Burimi – Anita Take & Xhavit Xhepa
Te Lutem Eja – Anita Take
Te Pajtohemi – Anita Take
Te Pres – Pjetër Gjergji & Anita Take
Trendafil Mos U Zemero – Anita Take
Turkesha – Kujtim Prodani, Sajmir Cili & Anita Take
Udhet E Atdheut Me Therrasin – Anita Take
Unaza Rreth Flori – Anita Take
Vajza Me Trendafil – Anita Take
Vashat E Gëzuara – Anita Take
Vashës Sime – Anita Take

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB