MENU
klinika

‘40 destinacionet e nënvlerësuara’

Artikulli për Sarandën, fama mbërrin në Australi

24.12.2018 - 12:56

Saranda është një vendpushim në Rivierën Shqiptare, e cila është po aq e njohur për rrënojat arkeologjike dhe plazhet e saj.

Shqipëria e meriton të jetë në listën e pushimit tuaj të ardhshëm, shkruan Business Insider Australia, në një artikull të fundit.

E titulluar ’40 destinacionet e nënvlerësuara në botë’, Shqipëria gjendet në listën e australianëve tashmë, duke u krenuar jo vetëm me rivierën dhe plazhin, por edhe më kulturën, trashëgiminë botërore pjesë të UNESCO-s etj.

“Ndërsa ju do të gjeni eshtrat e një sinagogë të shekullit të 5 në vetë qytetin e Sarandës, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që daton në kohët parahistorike ndodhet rreth 12 milje jashtë Sarandës.

Vendi, Butrinti, gjatë historisë së saj funksiononte si një koloni greke, një qytet romak dhe një peshkop. Nëse preferoni të kapni disa rreze, disa nga plazhet më të njohura në zonë përfshijnë Plazhin e Pasqyrave, Santa Quaranta Beach dhe Plazhi i Pulëbardhës”, thuhet në artikullin e BIA.

 

“Fotot e një shoku te Pulëbardha Beach ishin shtysë për vizitën time në Shqipëri dhe ia vlejti shumë”, shkruan një përdorues i TripAdvisor.
Si një bonus shtesë, ishulli grek i Korfuzit është shumë pranë, vetëm përmes një udhëtimi të shkurtër me traget nga Saranda.

Destinacionet e tjera të përmendura në shkrim përfshijnë: Bergen Norvegji, ishulli Anguilla, Valparaiso në Kili, Liqeni Bohinj në Slloveni, Teksas SHBA, Alberta në Kanada, Pulia në Itali, La Roque-Gageac në Francë, shteti i pasur i Lihtenshteinit, Extremadura në Spanjë etj.

Ky artikull vjen i dyti brenda javës, pas atij të medias së njohur zviceriane Tagesanzeiger, e cila theksonte se zviceranët pritet të mbushin plazhet shqiptare vitin e ardhshëm.

Arsyet sipas tyre, lidhen me faktin se operatorët turistikë kanë shtuar si destinacion Shqipërinë në programin veror 2019 dhe shpresojnë që të ketë sa më shumë rezervime.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vështron e betonizuar

Saranda moderne me 40 hajdutë


Çfarë u gjet brenda automjetit të autorëve?

Breshëri plumbash drejt 30-vjeçarit, detaje nga atentati

Artistët vlerësojnë mikpritjen e publikut shqiptar

Muzika italiane Jazz, në Gjirokastër!

Dëmtohen të mbjellat dhe ura lidhëse mes fshatrave

Përmbyten tokat nga reshjet e shiut në Divjakë