MENU
klinika

Reagon Topalli

‘Basha do të qeverisë sërish më Ramën’

19.12.2018 - 18:28

Ish-nenkryetarja e PD, Jozefina Topalli, duket se i është rikthyer akuzave ndaj Lulzim Bashës.

Duke komentuar kthimin e Partisë Demokratike në Kuvend, ajo shprehet se Basha po ëndërron të hyjë në qeveri me Ramën.

Reagimi i plotë i Topallit:

Kthehet ne Kuvend per te siguruar mandatin e tij. Ai do ik prap nga Kuvendi.
Do kthehet prap pas 6 muajsh…

Vendimi i Lulzim Bashes per t’ u kthyer ne Parlament pas 6 muajsh bojkot, (pa arritur asgje), eshte veprimi me i padinjitet, qe nje drejtues i nje force politike mund te bente. Por, kur ky kthim behet per te shpetur mandatin e tij te deputetit, pastaj kjo eshte fyerje aq e madhe sa vetem nje i paafte per t ‘u turperuar si ai, mund t’ia lejoje vehtes.

Sipas Kushtetutes se vendit, perkatesisht nenit 71 te saj, pika 2 germa d:
“Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm, kur mungon mbi 6 muaj rresht në Kuvend”.

Pra po te mos kthehej deri ne fund te dhjetorit, mandati i tij do digjej, sepse shpejt behen 6 muaj qe bojkoton.

Ai po kthehet ne Parlament vetem per te siguruar mandatin e tij si deputet.
Ai jo vetem nuk djeg mandate, gje qe do kishte çuar ne krize automatike maxhorancen aktuale, por ai enderron te hyje edhe nje here ne qeveri me socialistet e Edi Rames.
Sapo te votoje prezencen , dmth mandatin e tij, ai do ik prap nga Kuvendi.
Do kthehet prap pas 6 muajsh…

Luli mbyll bojkotin kur studentet nisin bojkotin e fakulteteve.
Luli hap dialogun ne parlament( 5 ore neser) me Ramen, kur studentet e mbyllin ate .
Absurdi i sjelljes se Lulit, eshte fotografia me elokuente e arsyes pse studentet e refuzojne ate dhe pse opozita jane studentet dhe jo Luli.

A din me shpjegu kush, po pse bojkotoi 6 muaj?

PS: Kur bojkotoja me depuetet e PD ne arritem ligjin e dekriminalizimit. Dhe pastruam parlamentin nga deputete te dyshuar per vepra penale.
Sot ne parlament nuk ka me kriminele.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!