29.12.2018 - 13:11
Ditët e fundit të vitit kanë sjellë edhe një rritje të çmimeve të shportës në tregun e Bulqizës.
Kryesisht rritje kanë pësuar frutat dhe perimet. Më të prekurit nga kjo rritje e çmimeve janë pensionistët.
Banorët thonë se çmimet e larta janë të papërballueshme.
Ndërsa tregtarët në Bulqizë thonë se çmimet nuk janë rritur, por ndërkohë ka rënë fuqia blerëse.
Këtë vit, banorët e Bulqizës tryezën e natës së ndërrimit të viteve do e kenë më të varfër sesa vitet e kaluara.