MENU
klinika

Tregjet e kapitalit

Bursat, viti më i keq në një dekadë

21.12.2018 - 15:56

Një javë deri në mbylljen e këtij viti, është i pashmangshëm fakti që, viti 2018 të jetë më i dobëti për bursat europiane që prej vitit 2008, vitin e krizës financiare globale.

Ditën e fundit të kësja jave, indeksi pan europian Stoxx 600 ra me 0.8% duke bërë që humbja vjetore të shkojë në 14%. Situata në Europë në drejtim të tregjeve të aksioneve është relativisht e zymtë, pasi as lajmet pozitve që mund të vijnë nga çdo cep i globit nuk e ngrenë dot humorin e investitorëve.

Tregjet amerikane ndërkohë sinjalizojnë sesionin e tretë me radhë në rënie gjatë kësaj jave. Tensionet mes Kinës dhe Amerikës, të rindezuar tashmë me çështje spiunazhi, por edhe frika për një mbyllje të qeverisë amerikane po pengojnë investitorët, edhe ata në Europë.

Bursat e kontinentit të vjetër janë cënuar gjatë këtij viti kryesisht nga politika. Brengat e politikës në Europë do të vazhdojnë edhe përgjatë vitit tjetër, kështu që edhe shpresa është e vogël. Britania e Madhe dhe Kryeministrja Theresa May janë në telashe serioze. Italia po ashtu.

Edhe Gjermania pritet të përballet me pasiguri të mëdha tashmë që largimi i Angela Merkel nga politika është zyrtarizuar. Kjo javë ka qenë e katërta më e keqe për bursat europiane në histori, pasi janë shitur plot 5.4 miliardë dollarë aksione.